Eliza Hoxha e tregon “mangësinë” e Memli Krasniqit

Aktuale

Eliza Hoxha e tregon “mangësinë” e Memli Krasniqit

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 21:55
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i ka renditur të mirat e shefit të saj politik, Memli Krasniqi, pikërisht në përvjetorin e 23-të të themelimit të kësaj partie.

Mes tjerash, ajo tha se Krasniqi e ka vetëm një ‘mangësi’ e që sipas saj është zgjimi i hershëm.

Megjithatë, ajo e ka quajtur atë “njeri të natës”.

“Memli është shumë i vendosur dhe shumë i sinqertë. Diçka që është e pazakontë sot në politikë. Është super inteligjent, super punëtorë dhe i pandalshëm. Veç një të metë e ka, zgjimin herët. Përndryshe, nuk frikësohem për rolin e Memlit. Nuk zgjohet herët. Është njeri i natës”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat