Zyrtari i VV-së ironizon me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, thotë se ato po luftojnë ndërtimet e paligjshme në Brezovicë

Aktuale

Zyrtari i VV-së ironizon me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, thotë se ato po luftojnë ndërtimet e paligjshme në Brezovicë

Nga: A.SH Më: 11 tetor 2022 Në ora: 16:08
Arbër Zaimi

Prokuroria Themelore e Ferizajt sot ka ndrmarrë një aksion që ndërlidhet me rastin e njohur si “Brezovica”.

Ky operacion i sekuestrimit të objekteve u zhvillua në Brezovicë.

Zyratri i VV-së, Arbër Zaimi, ka thënë se ky ndërtimet e paligjshme në Brezovicë po i lufton PDK-ja e LDK-ja, nga pak edhe AAK-ja.

Sipas tij, të gjitha çështjet e kundërligjshme po i bën PDK-ja e LDK-ja, nga pak edhe AAK-ja.

Postimi në Facebook:

Ndërtimet e paligjshme në Brezovicë po i lufton PDK-ja e LDK-ja, nga pak edhe AAK-ja.

Terminalet doganore private po zëvendësohen me terminale publike pikërisht nga PDK-ja, LDK-ja dhe nga pak AAK-ja.

Aksionet kundër krimit dhe kontrabandës në veri po i kryen PDK-ja e LDK-ja, nga pak edhe AAK-ja.

Zgjedhjet dhe referendumin e Serbisë e ndalëm me angazhimin e PDK-së, AAK-së dhe sidomos LDK-së.

Nëse ka rritje të eksporteve sivjet në krahasim me vitin pre-pandemi 2019, kjo vjen si pasojë e gjashtë muajve punë nga Dullë Hoti.

Por nëse pas pandemisë ka rritje të importit, mos mendoni se kjo vjen meqë kudo në botë pati rritje të konsumit me heqjen e masave izoluese. Jo jo, rritja e importit është për faj të VV.

Edhe veturat e djegura në oborrin e spitalit, nuk janë përgjegjësi e kompanive të sigurisë dhe politikanëve-mafiozë që i kanë në kontroll. Jo jo, VV po i djeg.

Të gjithë njësoj janë, s’ka ndryshuar asgjë.

Politikë “nacionale” është kjo, por ec e gjeje e cilit nacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat