Jasharaj: Të shtunën nuk do të mbahet mësim

Aktuale

Jasharaj: Të shtunën nuk do të mbahet mësim

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka njoftuar se të shtunën nuk do të mbahet mësim.

Lidhur me kompensimin e humbur, duhet të theksoi se ishte vendim i ngutshëm i ministres Nagavci, e cila nuk respektoi kontratën kolektive të arsimit që është nënshkruar nga MAShTI dhe SBAShK-u më 22 janar 2021 dhe nen 21 pika 8 e thotë qartazi se orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendeësohen përveç nëse palët nënshkurese arrijnë marrevshje të veçantë. ministrja Nagavci në vend të konsultimeve me SABShK-un dhe palët e tjera solli vendim të njëanshëm prandaj SBAShK-u është i obliguar ta respoëektojë kontratën kolektive, nenin 34  pikën 8 dhe e themi publikisht se këtë të shtunë nuk do të ketë mësim në emër të kompensimit të orëve të humbura në grevë”, ka thënë JAsharaj në konferencën për medie.

Ai tha se pret që gjatë javës së ardhshme të mbajnë një takim me Nagavcin për ta debatuar këtë çështje, njofton Kk.

Presim që gjatë javës së ardhshme ministrja të na ftojë në takim SBAShK-un por edhe përfaqësuesit e asociacionit të komunave dhe përfaqësues të DKA-ve, të Këshillit të Prindërve dhe ta debatojmë këtë cështje, deri atëherë mbetet ajo që thuhet në kontratën kolektive”, ka thënë Jasharaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat