​Deputeti boshnjak pro anëtarësimit sa më të shpejt të Kosovës në Partneritetin për paqe

Aktuale

​Deputeti boshnjak pro anëtarësimit sa më të shpejt të Kosovës në Partneritetin për paqe

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 11:54
Nikola Lovrinoviq

Zëvendësshefi i delegacionit boshnjak në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Nikola Lovrinoviq, është shprehur pro anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Paqe, që është parakusht për anëtarësimin e plotë në NATO.

Lovrinoviq tha se është e rëndësishme që Kosova sa më parë të jetë pjesë e këtij partneriteti, si shtet që aspiron anëtarësimin në aleancën transatlantike.

Lovrinoviq: Është e rëndësishme që Kosova të jetë anëtare e Partneritetit për Paqe

“Është e rëndësishme që Kosova të jetë ose anëtare ose partnere, pra anëtare e Partneriteti për Paqe, një projekt me të cilin NATO e udhëheq me të tjera vende. Pra, para së gjithash, unë mendoj se është e rëndësishme për popullin e Kosovës, prandaj supozoj se është e rëndësishme për Kosovën si shtet, si vend që aspiron anëtarësimin në aleancën transatlantike. Pra, para së gjithash, sa më përket mua personalisht si dhe delegacionit, pra një pjesë të delegacionit të Bosnje dhe Hercegovinës, nuk kemi asgjë kundër, kështu që kemi shumë vite që marrim pjesë në punën e Parlamentit të NATO-s”, tha ai.

Ai ka theksuar se Kosova duhet ta marrë këtë post së shpejti.

Lovrinoviq: Jemi pro anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Paqe

“Ne kemi përbërjen tonë, jemi pro Partneritetit për Paqe, marrim pjesë dhe punojmë së bashku me NATO-n, kështu që nga ky këndvështrim, unë mendoj se është shumë e rëndësishme edhe për Kosovën edhe sa më përket mua, unë si anëtar i delegacionit nuk kam asgjë kundër, kështu që e mbështes atë qëndrim dhe shpresoj që Kosova të ketë shanse për ta marrë atë post së shpejti”, theksoi ai.

Deputeti boshnjak është shprehur i impresionuar me rininë e Kosovës dhe vullnetin e tyre për të kontribuuar për vendin.

Lovrinoviq: Jam shumë i impresionuar me rininë dhe dëshirën e tyre për të bërë diçka për Kosovën

“Jam shumë i impresionuar me rininë dhe dëshirën e tyre për të bërë diçka për Kosovën dhe mbi të gjitha për të marrë këtë pozicion të Partneritetit për Paqe si dhe në fund të marrin anëtarësimin në NATO kur është e mundur”, shtoi ai.

Lovrinoviq ka marrë pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor, Sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”, që u mbajt para disa ditësh në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat