​Zejnullahu-Raçi: Inkurajoj mjekët dhe infermierët që për kërcënime apo sulme të lajmërojnë Policinë

Aktuale

​Zejnullahu-Raçi: Inkurajoj mjekët dhe infermierët që për kërcënime apo sulme të lajmërojnë Policinë

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 14:10
Pranvera Zejnullahu-Raçi

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi u shpreh se disa urdhëresa që janë vendosur kohëve të fundit e që kryesisht kanë të bëjnë me stafin infermieror i mbrojnë këta profesionistë shëndetësor.

Zejnullahu Raçi tha se këto urdhëresa synojnë që mjekun dhe infermierin ta sjellin më afër pacientit.

Këto komente ajo i bëri pas takimit që zhvilloi me deputetët e Komisionit për Shëndetësi me onkologët në Klinikën e Onkologjisë.

Zejnullahu-Raçi: Urdhëresat mbrojnë infermierët

“Është një keqkuptim që është bërë sepse në rregullat e punës për trajtim të pacientëve ka më shumë rregulla për mjekët e kjo asnjëherë nuk është bërë mediatike….Jam ajo që e di se si funksionon çdo pore edhe ajo çka duhet dhe është dashur që ne mjekët dhe infermierët me qenë me pacientin, ky është qëllimi im, dhe e dyta çka i mbron shumë infermierët me këto lista që duhet me u shënu”, theksoi Zejnullahu-Raçi.

Lidhur me sulmin e para 3 ditëve të infermierit në Klinikën e Onkologjisë, u.d e drejtorit të ShSKUK-së u shpreh se i dënon rastet e tilla të dhunës, dhe fton të gjithë profesionistët shëndetësor që raste ti raportojnë në Polici.

Zejnullahu-Raçi: Inkurajoj mjekët dhe infermierët që për ndonjë kërcënim apo sulm të lajmërojnë Policinë

“Për rastin nuk kemi qenë menjëherë të lajmëruar por janë duke u marr organet e rendit….13’02Ndonjëherë më të sulmuar janë stafi sesa që ndodh të sulmohet pacienti apo familjari pse po e them këtë asnjëherë stafi ynë nuk ngutet me thirr policinë që është gabim, bile inkurajoj që nëse sulmohen infermierët dhe mjekët në vendin e punës menjëherë ta lajmërojnë rastin në polici…13’46 E dënoj në parim çfarëdo dhune edhe sulmin e familjarëve ndaj infermierëve çfarëdo, por inkurajoj të gjithë stafin tim në kuadër të ShSKUK-së që në momentin që ndihen të kërcënuar apo të sulmuar mos të hezitojnë ta lajmërojnë rastin sepse kjo ndikon edhe në vetëdijësimin e qytetarëve në përgjithësi që duhet të jenë korrekt ndaj personelit shëndetësor ”, tha ajo.

E u.d i drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi tha se me rastin e sulmit të infermierit në këtë Klinikë me kohë janë njoftuar organet e rendit.

Bislmi: Për rastin janë njoftuar organet e rendit

“Rasti që ka ndodh në Klinikën tonë menjëherë janë njoftuar organet e rendit për atë që ndodhur. Për atë incident mund të them i lokalizuar dhe ata janë duke u marrë me rastin, është në procedurë, a është mirë të ndodh nuk është mirë “, theksoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat