Eurodeputeti Kyuchyuk: Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës – të mësohet me realitetin

Aktuale

Eurodeputeti Kyuchyuk: Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës – të mësohet me realitetin

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 18:31
Ilhan Kyuchyuk

Eurodeputeti në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk, ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të mësohet të jetojë me këtë realitet të ri.

I ftuar në emisionin Info Magazine, ka thënë se dialogu është mënyra e vetme për ta sjellë mirëbesimin ndërmjet dy vendeve.

“Jam këtu që të them se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë dhe se kjo është mënyra e vetme për ta sjellë mirëbesimin e ndërsjellë”.

“Serbia duhet të mësohet të jetojë me realitetin e ri se Kosova është një shtet i pavarur. Jemi duke punuar shumë me ato pesë vende që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat