Abazi: Antibiotiku në Kosovë shëron ndryshe nga ai në Gjermani

Aktuale

Abazi: Antibiotiku në Kosovë shëron ndryshe nga ai në Gjermani

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 10:53
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se institucionet duhet t’i kthejnë sytë kah çështje e produkteve medicinale dhe shëndetësisë në përgjithësi.

Ai, në një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se sistemi shëndetësor në Kosovë është në gjendje alarmante, derisa ka deklaruar se një antibiotik në Kosovë “nuk shëron fare”, krahasuar me atë në Gjermani që “shëron ndryshe”.

“Mbi 130 milionë euro në vit kosovarët shpenzojnë për t’u shëruar”, tha ai.

“Antibiotiku në Kosovë dhe antibiotiku në Gjermani shërojnë ndryshe, apo më mirë me thënë antibiotiku në Kosovë nuk shëron fare, sepse nuk është i kualitetit të duhur. Ne duhet të adresojmë çështjen e farmacive në Kosovë”, deklaroi Abazi.

Abazi, në konferencën e sotme foli edhe për çështjen e diversifikimit të energjisë si dhe për situatën gjeo-politike në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat