Vendimi për vrasjen e Agonis Tetaj, reagon ashpër deputetja e VV-së

Aktuale

Vendimi për vrasjen e Agonis Tetaj, reagon ashpër deputetja e VV-së

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 18:13
Fatmire Kollçaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Pejës për dënim me shtatë vite e gjysmë burg për Shaban Gogaj, i cili dënohet për vrasjen e Agonis Tetaj.

Në atë kohë, Agonis Tetaj ishte punëtor tek kompania e prindit të Shaban Gogaj, dhe për këtë Kollçaku në Facebook ka shkruar se punëtori në sektorin privat është pronë e punëdhënësit.

“Pa dashje, me dashje, të merr në shënjestër dhe gjuan. Kaq dhe me lehtësi të padurueshme. Në sy të botës. Të privon nga jeta. Privon prindin nga djali, vëllain nga vëllai, motrën nga vëllai, bashkëshorten nga më i dashuri. Të lë fëmijët jetim. Po, pushtetet janë të ndara. Duani paga të larta ju gjyqtarë. Po, do duhej, por për punën e bërë”, ka shkruar Kollçaku.

Ajo tutje ka parashtruar edhe një pyetje duke kërkuar drejtësi për Agonisin.

“Sa e sa shqiptime skandaloze dënimesh? Parashkrime, falje e dënime me kusht për vepra makabre?”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat