Avdia: Franca gjatë këtyre viteve ka qenë pengesa kryesore për mosliberalizimin e vizave

Aktuale

Avdia: Franca gjatë këtyre viteve ka qenë pengesa kryesore për mosliberalizimin e vizave

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 18:35
Ilustrim

Analisti, Tomorr Avdia ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave dhe raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën.

Avdia tha se delegacioni i Francës ka qenë pengesa kryesore për gjatë këtyre viteve për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai thotë se Franca nuk ka qenë e sinqertë.

“Po them delegacioni Francës gjatë këtyre viteve kanë qenë pengesa kryesore për mosmarrjen e dritës jeshile për qytetarët e Kosovës për liberalizim të vizave. Në këtë rast kjo bien ndesh edhe me një lloj deklarate që kanë pasur në fillim të kësaj vjeshte, ku Franca, Gjermania dhe Polonia ku kanë deklaruar që janë të gatshëm të marrin një vendim për liberalizim të vizave. Edhe pas kësaj deklarate kanë rënë ndesh më këtë parimin e tyre. Franca nuk ka qenë e sinqertë”, ka deklaruar Avdia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat