Avdia thotë se Franca po mundohet t’i bëjë presion Kosovës për dialogun

Aktuale

Avdia thotë se Franca po mundohet t’i bëjë presion Kosovës për dialogun

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 19:43
Tomorr Avdia

Analisti, Tomorr Avdia ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave dhe raportin e BE-së për Kosovën.

Avdia thotë se vendimi i Francës që dha kushte për liberalizim të vizave për Kosovën është politik.

Sipas tij, Franca tenton t’i mbajë qytetarët e getoizuar për t’i bërë presion Kurtit në aspektin e dialogut.

“Vendimi i Francës është vendim politik, të cilët tentojnë ta mbajnë Kosovën apo qytetarët e saj të getoizuar, duke i bërë presion ndaj Qeverisë në aspektin e dialogut. Dialogu është në propocion të ngushtë me vizat”, ka deklaruar Avdia.

Të enjten, u raportua se Franca ka vendosur përsëri kushte, duke propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS. Këtë propozim e kanë mbështetur katër shtete tjera: Suedia, Belgjika, Holanda dhe Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat