Avni Ajeti: Zahir Pajaziti me guximin e tij për 3 vite e gjysmë nuk e ndali pushkën ndaj okupatorit serb

Aktuale

Avni Ajeti: Zahir Pajaziti me guximin e tij për 3 vite e gjysmë nuk e ndali pushkën ndaj okupatorit serb

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 23:32
Avni Ajeti, Zahir Pajaziti

Avni Ajeti, bashkëluftëtari i komandantit Zahir Pajaziti ka thënë se ky i fundit është figura dhe promotori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajeti tha se Pajaziti me guximin dhe mençurinë e tij, për 3 vite e gjysmë nuk e ka ndalur pushkën ndaj okupatorit serb.

“Është figura dhe promotori i ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pajaziti arriti në atë kohë edhe të organizojë aksionet edhe të jetë një prijës i atyre djemve që ishin rreth tij sepse ishte kohë e vështirë.

Zahir Pajaziti me guximin dhe mençurinë e tij, përafërsisht diku 3 vite e gjysmë nuk e ndali pushkën ndaj okupatorit serb, diti me i godit aq mirë në mesin e qytetit, në rrugë dhe iu krijoi pasiguri aty ku ka mundur dhe veproi”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat