Avni Ajeti rrëfen momentin kur Zahir Pajaziti e sulmoi “Cipiripin” - njeriun më të tmerrshëm për popullatën e Llapit

Aktuale

Avni Ajeti rrëfen momentin kur Zahir Pajaziti e sulmoi “Cipiripin” - njeriun më të tmerrshëm për popullatën e Llapit

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 09:01
Avni Ajeti

Avni Ajeti, bashkëluftëtari i komandantit të UÇK- së, Zahir Pajaziti ka treguar për atentatin ndaj “Cipiripit”.

Ajeti tha se Cipiripi ia ka marrë njerëzve jetën edhe në shtëpi edhe në stacion të Policisë.

Sipas tij ishte njeriu më i tmerrshëm për popullatën e Llapit.

“Cipiripi iu ka marrë njerëzve jetën edhe në shtëpi edhe në stacion të Policisë. Ishte njeriu më i tmerrshëm për popullatën e Llapit. Në një periudhë të caktuar, Cipiripi e maltretoi edhe familjen e Zahirit. Ai ka ndodhur që ka ardh edhe në kontroll edhe në familjen time, ku ka kërkuar Nazin. Ku ka hi ai veç dëm ka bë. Ai vendim ishte i UÇK-së, që ai njëri të eliminohet dhe të kujtohet mirë secili serb aty që ka ardhur të bëjë dëm dhe të maltretoj popullin, e din çfarë e gjen”, ka thënë ai.

Ajeti rrëfen momentin kur Zahir Pajaziti ka goditur për vdekje Cipiripin.

“… unë e pashë makinën e Cpiripit, në kafe kishte qenë me dy gra, me një 2-3 burra dhe ky. Dhe unë vazhdova te shtëpia pas pishave të qytetit ku kemi pasur bazën, e lajmërova Zahirin. Për momentin ai doli, por unë ia shpjegova gjendjen dhe më tha që shko pritem në filan vendin. Më tha nëse vi tha mirë, nëse jo për kaq minuta vazhdo. Prita unë aty dhe erdh Zahiri deri te stacioni i trenit, ku me vete kishte pasur kallashnikovin, unë me vete kisha një revole dhe një bombë. U afruam te kafja ku ishte Cipiripi. Ai doli prej kafes matanë rrugës dhe Zahir Pajaziti me kallashnikov e goditi, por për fat të keq nuk vdiq aty. Ne u tërhoqëm. Më pas tre katër plumba tjerë e kanë mbytur”, deklaroi Ajeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat