U tha se Vuçiq po planifikon dorëheqjen, reagon Shasha: Duhet të përballet me pasojat, ka krijuar një monstër..!

Aktuale

U tha se Vuçiq po planifikon dorëheqjen, reagon Shasha: Duhet të përballet me pasojat, ka krijuar një monstër..!

Nga: A.M Më: 15 tetor 2022 Në ora: 14:43
Aleksandar Vuçiq

Mediat në Serbi kanë nisur të raportojnë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mund të ofrojë dorëheqjen e tij nga ky post.

Sipas drejtorit të Institutit EPIK Demush Shasha, presidenti serb ka krijuar një monstër i cili tani mund të përpij edhe vet Vuçiqin.

Shasha tha se nuk mund të jap dorëheqje, pasi tani duhet të përballet me pasojat e politikës së tij ndër vite, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kur Vuçiqi kishte ardhur në pushtet në vitin 2012 përafrimi i Serbisë me politiken e jashtme dhe të sigurisë së BE-së qëndronte në 99%.

Sot pas dhjetë vitesh pushtetit të Vuçiqit përafrimi i Serbisë me politiken e jashtme dhe të sigurisë së BE-së qëndron në nivelin më të ultë historik prej 45%. Dhe kjo nuk është një situatë e “jashtëzakonshme” e krijuar nga “unikaliteti” i mos vendosjes së sanksioneve Rusisë. Jo, ky është rezultat i punës së zellshme dhjetë vjeçare të Vuçiqit për të larguar Serbinë nga BE-ja drejt Rusisë. Kjo konfirmohet më së miri nga rënia e vazhdueshme e përafrimit të Serbisë me politiken e jashtme dhe të sigurisë të BE-së:

2012: 99%

2013: 89%

2014: 62%

2015: 65%

2016: 59%

2017: n/a

2018: 52%

2019: 53%

2020: 56%

2021: 64%

2022: 45%

Prandaj, kur sot shohim popullaritetin e Putinit në Serbi nuk duhet të befasohemi, të kërkojmë shpjegime mistike apo edhe më pak të arsyetojmë Vuçiqin. Jo, Vuçiqi me sukses po korr rezultatet e punës së tij të zellshme. Problemi i vetëm është se ka qenë politikë e gabuar. Ka krijuar një monstër i cili tani mund të përpij edhe vet Vuçiqin. Prandaj, ai sot thotë dua të japi dorëheqje. Jo tani duhet të përballet me pasojat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat