Zahir Pajaziti dha urdhër, kështu e vranë së bashku me Ilir Konushevcin, Millosh Nikoliqin

Aktuale

Zahir Pajaziti dha urdhër, kështu e vranë së bashku me Ilir Konushevcin, Millosh Nikoliqin

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 15:40
Zahir Pajaziti

Avni Ajeti ka rrëfyer se si bashkëluftëtari i tij, Zahir Pajaziti, ka dhënë urdhër të vritet Millosh Nikoliq, që në atë kohë kishte titullin “Inspektor i Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Më tej, Ajeti tregoi se përveç Pajazitit, pjesë e këtij aksioni ishte edhe Ilir Konushevci, e ku pastaj deri në një moment të caktuar e vranë në fshatin Surkish.

“Në atë aksion ka marrë pjesë Ilir Konushevci, Zahir Pajaziti, e për tjerët nuk jam në dijeni. Mirëpo, unë kam qenë në dijeni për përgatitjen e këtij aksioni. Nikoliqi zakonisht ka lëvizur në mbrëmje dhe ka pirë kafe në disa lokale të serbëve, prandaj ne kemi qenë në përcjellje të tij. Deri në një moment të caktuar kemi qenë të organizuar të gjithë njësiti me e përcjellë. Ai u vra në fshatin ku ka banuar, Surkish”, rrëfeu tutje Ajeti.

E në qoftë se ky aksion u krye me maska apo pa to, Ajeti konfirmoi se definitivisht i kanë përdorur maskat. Madje, ai tha se kanë bërë ndryshime edhe në veshje, në të ecur, e në të folur.

Millosh Nikoliq nga fshati Surkish i Besianës, ka qenë njëri nga serbët që ka bërë krimet më të mëdha në rajonin e Llapit.

Anasit e Llapit atë e njihnin si i ‘ biri i Dragçit’. Maltretimet që ai i ka ushtruar mbi banorët shqiptarë të kësaj ane nuk zgjidhnin as gjini e as moshë.

Gjithashtu, shquhej shumë i shkathët edhe në profesionin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat