Shasha flet me shifra: Kjo është arsyeja pse BE-ja nuk i liberalizoi vizat për Kosovën, ky është shqetësimi

Aktuale

Shasha flet me shifra: Kjo është arsyeja pse BE-ja nuk i liberalizoi vizat për Kosovën, ky është shqetësimi

Nga: A.Zh Më: 16 tetor 2022 Në ora: 10:35
Demush Shasha

Drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, ka thënë se hyrjet ilegale në Bashkimin Evropian kanë shënuar rekord në nëntë muajt e parë të vitit 2022.

Sipas tij, kjo është brenga e BE-së lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe se ky nuk është problem vetëm me shtetin tonë, por me të gjithë rajonin, përcjell Bota sot.

Teksa ka alarmuar për krizë në rritje me migrimin, Shasha ka kërkuar vëmendje dhe bashkëpunim të Kosovës me të gjitha vendet e rajonit, për këtë çështje.

Reagimi i tij në Facebook:

Keni parë se si në kontekst të liberalizimit të vizave për Kosovën BE-ja ka ngrit shqetësim ndaj Kosovës për mos përafrimin e regjimit të vizave me regjimin e BE-së? Keni parë se si për të njëjtën arsye BE-ja po konsideron pezullimin e liberalizimit Serbisë? Eh, pra kjo është arsyeja: dhënat e fundit nga Frontex, the European Border and Coast Guard Agency konfirmojnë se numri i hyrjeve ilegale në BE në nëntë muaj të parë të vitit 2022 kanë shënuar rritje prej 70% krahasuar me vitin e kaluar. Ky është rekordi i hyrjeve ilegale në BE-që për nëntë muaj të parë që nga viti 2016; dhe gjysma e këtyre kalimeve ilegale kanë hyrë në BE përmes Ballkanit Perëndimor. Krahasuar me vitin e kaluar kjo është rritje prej 170% të hyrjeve ilegale përmes rajonit tonë. Sirianët dhe Afganët kanë qenë shtetësi kryesore migruese.

Vëni tash këto në sfond të Analizës së Riskut Strategjik 2022 të FRONTEX-it ku në skenarët e krizave të mëdha në fqinjësinë e BE-së do të kërkohet “shtrëngimi i kontrolleve kufitare në Ballkanin Perendimor”, në veçanti pasi që ”migrimi në këtë rajon është çështje e brengosjes së veçantë për shkak të prezencës së prijëseve fetarë të cilët mirëmbajnë lidhje të afërta me grupet ekstreme fetare në BE” dhe e kuptoni cila është brenga e BE-së.

E gjithë kjo nuk ka të bëjë asgjë ekskluzivisht me Kosovën. Ky është problem i gjithë rajonit. Kam thënë edhe në maj të këtij viti: sa shpenzojmë energji të panevojshme në diskutimet të llojit Procesi i Berlinit vs Ballkani i Hapur, para vetës kemi një krizë në rritje e cila kërkon vëmendjen dhe bashkëpunimin e të gjitha vendeve të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat