Ramush Haradinaj ofendon Qeverinë Kurti: Janë një shpi budallë!

Aktuale

Ramush Haradinaj ofendon Qeverinë Kurti: Janë një shpi budallë!

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 21:27
Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka drejtuar një sërë akuzash e kritikash për Qeverinë Kurti për refuzimin e gazit amerikan aq sa i ka quajtur ‘një shpi budallë’.

Haradinaj, në Rubikon në Klan Kosova, thotë se teksa bota është përfshirë në krizë energjetike dhe shumë vende ‘luftojnë’ për të siguruar gaz, ekzekutivi kosovar e ka refuzuar një projekt të tillë.

“E shihni se sa luftë bëhet sot për kyçje në gazsjellës të ndryshëm pasi ka ra gazi prej Rusisë dhe në çdo alternativë sa ka interesim për kyçje dhe sa luftë bëhet. Dhe ju e shihni që Evropa e ka shpresën tek gazi i rrjedhshëm amerikan – do të duhej të ishim kyç edhe ne”.

“Por këta [pozita] janë një shtëpi budalla, e kam thënë disa herë dhe ju e shihni se ku kanë mbërri. Pra, budallaku i tyre deri ku ka mbërri”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat