MCC përfundon me sukses projektin 49 milionësh, do të investohen 202 milionë të tjerë

Aktuale

MCC përfundon me sukses projektin 49 milionësh, do të investohen 202 milionë të tjerë

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Fond i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit e ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha.

Për pesë vjet ky fond i cili kap vlerën e 49 milionë eurove shkoi kryesisht në projektet e efiçienës së energjisë, punësim dhe shkollim.

Nga viti 2017-të e deri më sot thuhet se kanë përfituar 30 mijë kosovarë.

Në projektin e efiçiencës janë rinovuar tërësisht mbi 2 mijë shtëpi dhe banesa.

Të suksesshëm e konsideroi këtë program edhe kryeshefja ekzekutive e korporatës Alice Albright.

“Programi ka ngritur vetëdijen për shfrytëzimin e arsyeshëm të energjisë e po ashtu investimet në shtëpi që luajnë një rol kyç në amvisëri dhe kursim mujor” – tha Albright.

E ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kujtoi se si Kosova në vitin 2015 nuk arriti të përfitojë nga ky fond, për shkak se nuk i përmbushi kushtet.

“Ne jemi falënderues ndaj MCC-së dhe Qeverisë amerikane që kanë kuptuar kushtet e veçanta në të cilat ndodhet Kosova, që të jemi të barabartë me shtetet e tjera dhe jemi të vlerësuar” – tha ajo.

Në pesë vjetët e ardhshme nga qeveria amerikane në Kosovë do të investohen edhe 202 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat