Albright: MCC e gatshme për të punuar për një të ardhme të ndritshme për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Albright: MCC e gatshme për të punuar për një të ardhme të ndritshme për qytetarët e Kosovës

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 18:33
Foto nga takimi

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim drejtoreshën e Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, vajzën e ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, për të diskutuar rreth implementimit të Programit Kompakt me vlerë prej 236 milionë dollarësh.

Gjatë takimit, Albright tha se” “Programi Kompakt është investim domethënës për kokë banori, dhe tregon jo vetëm marrëdhënien e ngushtë mes ShBA-ve dhe popullit të Kosovës, por edhe gatishmërinë e MCC-së për të punuar ngushtë me Qeverinë për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme për qytetarët.”

Rizvanolli ka njoftuar Albright rreth hapave që Qeveria e Kosovës është duke ndërmarrë të gjithë hapat e duhur për t’u siguruar që projekti do të implementohet në mënyrën më të shpejtë dhe më të mirë të mundshme.

Deri më tash qeveria ka ratifikuar marrëveshjen në Kuvend në kohë rekord, ka formuar dy grupe punuese ku janë përzgjedhur ekspertë e profesionistë, të cilët do të shtyjnë punën para, si dhe ka dedikuar vëmendjen e plotë të stafit tonë për t’u siguruar që nuk do të ketë asnjë ngecje në proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat