Albright: MCC e gatshme të punojë ngushtë me Qeverinë e Kosovës

Aktuale

Albright: MCC e gatshme të punojë ngushtë me Qeverinë e Kosovës

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 18:50
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ne takim me Drejtoreshën e Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur sot në takim Drejtoreshën e Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Përmes një komunikate për media, nga Ministria thonë se pikë diskutimi në këtë takim ishte implementimi i Programit Kompakt me vlerë prej 236 milionë dollarësh.

Albright tha se MCC është e zotuar të punojë ngushtë me Qeverinë në ndihmë të qytetarëve të Kosovës.

“Programi Kompakt është investim domethënës për kokë banori, dhe tregon jo vetëm marrëdhënien e ngushtë mes ShBA-ve dhe popullit të Kosovës, por edhe gatishmërinë e MCC-së për të punuar ngushtë me Qeverinë për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme për qytetarët”, citohet të ketë thënë Albright.

“Ministrja Rizvanolli ka njoftuar Drejtoreshën Albright rreth hapave që Qeveria e Republikës së Kosovës është duke ndërmarrë të gjithë hapat e duhur për t’u siguruar që projekti do të implementohet në mënyrën më të shpejtë dhe më të mirë të mundshme”, thuhet tutje në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat