Pula për vizitën e Escobarit: Çdo kërkesë e amerikanëve duhet trajtuar me kujdes

Aktuale

Pula për vizitën e Escobarit: Çdo kërkesë e amerikanëve duhet trajtuar me kujdes

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 21:48
Shqiprim Pula

Njohësi i çështjeve politike, Shqiprim Pula thotë se vizita e sotme e emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por edhe çdo vizitë e zyrtarëve të lartë shtetëror amerikanë duhet të çmohen.

Pula, theksoi se çdo kërkesë që vjen nga ta duhet që të trajtohet me kujdes.

“Çdo kërkesë e cila vjen nga amerikanët duhet trajtuar me kujdes në mënyrë që kërkesa të tilla do të shërbenin për t’i dhënë zgjidhje të gjitha atyre temave që kanë mbetur hapur me Serbinë. Dhe natyrisht krerët institucionalë, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës të cilat kanë përgjegjësi për dialogun, t’i kenë parasysh të gjitha mundësitë që do duhej trajtuar në mënyrë që njëherë e mirë të adresohen dhe të marrin një zgjidhje meritore”, tha ai.

Escobar ka qëndruar sot për vizitë në Kosovë, me ç’rast është takuar me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe liderët opozitarë.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që Kosova të rreshtohet me vlerat evropiane në këtë kohë krize në Kontinentin Evropian, teksa ka bërë të ditur se SHBA-ja do ta mbështes vendin në të gjitha aspiratat e saj euro-atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat