Kryeziu: Marrëveshja përfundimtare do të ketë njohjen reciproke, këtë e kërkon SHBA

Aktuale

Kryeziu: Marrëveshja përfundimtare do të ketë njohjen reciproke, këtë e kërkon SHBA

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 22:52
Laura Kryeziu

Opinionistja Laura Kryeziu ka thënë se Kosova dhe Serbia kurrë nuk kanë qenë më afër marrëveshjes përfundimtare, dhe se kjo në thelb do të ketë njohjen reciproke.

“Mendoj se kurrë nuk kemi qenë më afër marrëveshjes, sepse edhe në Serbi e edhe në Kosovë i kemi dy qeveri të cilat janë qeveritë më legjitime që i kemi pasur ndonjëherë, me një shumicë absolute, të cilat duhet të bashkëpunojnë patjetër me opozitën që t’i bëjnë votat në parlament, për të kaluar çdo marrëveshje që kemi”, tha Kryeziu.

“Do të ketë etapa në të cilat e domosdoshme është njohja, sepse edhe SHBA-të janë tepër të determinuar që kjo marrëveshje të përfundon me njohje”, shtoi ajo.

Kryeziu tha se pjesë e dialogut është edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Edhe liberalizimi i vizave është çështje politike, sepse Kosova nuk ka më pse të vlerësohet në kategoritë teknike se a i ka përmbushur apo jo. Është çështje politike dhe gjithmonë gjindet një arsye që të mos jepet ajo drita e kuqe. Unë besoj se liberalizimi i vizave do të jetë një prej ofertave për Kosovën dhe do të në tavolinë dhe gjithashtu do të kërkohet krijimi i asociacioneve të komunave serbe. Unë besoj se këto nuk do jenë negociatat përfundimtare, unë besoj se kjo do të jetë një hap drejt etapave që parashihen deri në fund, ku do të kemi një njohje të përbashkët dhe nuk besoj se do të jetë viti 2024, por të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, përfundoi Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat