Eskobar sot në Beograd – takohet me Vuçiq, Bernabiç dhe Petkoviç

Aktuale

Eskobar sot në Beograd – takohet me Vuçiq, Bernabiç dhe Petkoviç

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 09:10
Gabriel Eskobar

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit dhe i dërguari special i ShBA-ve për Ballkanin perëndimor , Gabriel Eskobar sot nga Prishtina udhëton në Beograd dhe një nga takimet e para atje është ai me presidentin e Serbisë Vuçiq,” transmeton “Bota Sot”.

Pas qëndrimit të djeshëm në Prishtinë , ku takoi presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe liderët e partive opozitare, mësohet se ai takime me tema të njëjta – vazhdimi i dialogut dhe arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, çështja energjetike dhe ajo e tabelave krahas angazhimit për uljen e tensioneve dhe retorikës nxitëse do jenë temat kyçe të bisedave.

Është konfirmuar se i dërguari amerikan Eskobar përveç me presidentin e Serbisë Vuçiq, do të takohet dhe bisedoj edhe me kryeministren Bernabiç dhe shefin e delegacionit serb në bisedime Petkoviç.

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan po vjen në kohën e intensifikimit të angazhimit të bashkësisë ndërkombëtare, posaçërisht pas njoftimit të ekzistimit të plan-propozimit gjermano-francez për marrëveshje mes Kosovës edhe Serbisë , që po mbështetet edhe nga ShBA, por i cili përkundër rrjedhjes së informacionit për disa nga pikat e mundshme ende mbahet nën vello të asaj që në të vërtetë përmban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat