Sot varroset Bedri Rexhepi

Aktuale

Sot varroset Bedri Rexhepi

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 09:19
I ndjeri Bedri Rexhepi

Mbetjet mortore të Bedri Rexhepit do të varrosen sotnë orën 13:00 në varrezat e qytetit në Shtime.

Kështu ka njoftuar familja e të ndjerit përmes një shkrimi në Facebook, ku thuhet se i ndjeri është vrarë nga një familje të cilës i kishte ndihmuar Bedriu, njofton Klan Kosova.

“Duam të ju informojmë që Bedriu ka rënë pre e një mashtrimi me qellim të ulët të grabitjes, në mënyrën më tradhtare. Më e keqja dhe goditësja është se ky akt makabër i është shkaktuar nga një familje të cilës Bedriu jonë vazhdimisht i ka shtrirë dorën e përkrahjes dhe pa aspak hezitim i ka ndihmuar”.

Kjo familje i ka falënderuar institucionet shtetërore për zbardhjen e këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, saktësisht prokurori i rastit, Armend Hamiti, ditë më parë përmes një konference për media, ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Ai tha se Bedri Rexhepi, tashmë i ndjerë, është ekzekutuar për 30 mijë.

Sipas hetimit tonë, i cili ka zgjatur rreth 18 muaj, rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material për shumën 30 mijë euro. Të akuzuarit kanë besuar që Bedri Rexhepi tashmë i ndjerë, i posedonte për të cilin më pas kanë bërë plan dhe e kanë ekzekutuar”, tha Hamiti, njofton Klankosova.tv.

Poashtu, ai ka njoftuar se lidhur me këtë rast është ngritur aktakuzë ndaj dy personave, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, për veprat penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “dëmtimi i varreve apo kufomave”.

Bedri Rexhepi fillimisht u pati raportuar i zhdukur më 9 prill të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat