Avdyli thotë se opozita po bën zhurmë paturpësisht

Aktuale

Avdyli thotë se opozita po bën zhurmë paturpësisht

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 19:36
Haxhi Avdyli

Deputeti nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj refuzimit të PDK-së dhe LDK-së, për pjesëmarrje në takim me kryeministrin Kurti.

Ai ka thënë se opozita në njërën anë po ‘’ankohen’’ se nuk janë të informuar për dialog kurse në tjetrën anë nuk po pranojnë të takohen.

‘’S’jemi të informuar për dialog. Duam transparencë.  E kur ju thuhet ejani të takohemi dhe të ju informojmë në mënyrë transparente për çdo gjë.  Nuk shkojnë. Thjeshtë refuzojnë, nuk duan.  E zhurmën për mos transparencë e vazhdojnë paturpësisht e me ngulm’’, ka thënë ai.

Po ashtu ai u ka shtruar disa pyetje opozitës në lidhje me marrëveshjen Kosovë -Serbi, a doni transparencë, a marrëveshje të shpejtë e të dëmshme, apo pak pushtet për të nënshkruar ato marrëveshje siç i bëtë në të kaluarën.

‘’E pastaj avazi vazhdon : – Kosova duhet të arrij marrëveshje sa më shpejt, Kosova duhet të pranoj asociacionin, ose të lëshoj udhë.

Tash a doni transparencë, a marrëveshje të shpejtë e të dëmshme, apo pak pushtet për të nënshkruar ato marrëveshje siç i bëtë në të kaluarën.

A doni një Kosovë të fortë e fitimtare në raport me Serbinë apo pushtet për vete edhe nëse Kosova humb në kompromise të dhimbshme’’, ka shkruar Avdyli.

Po ashtu ka disa fjalë edhe për LDK-në, ku është shprehur i zhgënjyer nga kjo parti që ‘’dikur ka qenë parti institucionaliste e shtetëformuese e  tani çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një hije të zbehtë të PDK-së’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat