Shkëlzen Gashi reagon ashpër: Kulmi i kulmit është që krejt kjo po bëhet me bekimin e Albin Kurtit...

Aktuale

Shkëlzen Gashi reagon ashpër: Kulmi i kulmit është që krejt kjo po bëhet me bekimin e Albin Kurtit...

Nga: P.R Më: 21 tetor 2022 Në ora: 19:40
Shkëlzen Gashi

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas shkarkimit të Naim Sahiti nga pozita e rektorit të UP-së.

“Këta po e vendosin u.d. të Rektorit të UP-së, një person që tek sot e mori vesh se do të jetë u.d. i Rektorit të UP-së. Kulmi është se shkarkimin e Rektorit të UP-së po e bëjnë me një plagjiator si Selim Bezeraj dhe me një analfabet si Rifat Krasniqi. E kulmi i kulmit është që krejt kjo po bëhet me bekimin e Albin Kurtit”, ka shkruar ndër tjerash Gashi, përcjellë “Bot sot”.

Postimi i plotë:

Për mua nuk është fare problem që po shkarkohet Rektori i UP-së, por që po mungojnë arsyet bindëse për shkarkimin e tij dhe që po mungon kandidati serioz për Rektor të UP-së, e mbi të gjitha që po mungon PROGRAMI PЁR NDRYSHIMIN E GJENDJES NЁ UP.

Këta po e vendosin u.d. të Rektorit të UP-së, një person që tek sot e mori vesh se do të jetë u.d. i Rektorit të UP-së. Kulmi është se shkarkimin e Rektorit të UP-së po e bëjnë me një plagjiator si Selim Bezeraj dhe me një analfabet si Rifat Krasniqi. E kulmi i kulmit është që krejt kjo po bëhet me bekimin e Albin Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat