Molliqaj flet për shaminë, hoxhallarët diskriminues, zbulon edhe “religjionin” e tij

Aktuale

Molliqaj flet për shaminë, hoxhallarët diskriminues, zbulon edhe “religjionin” e tij

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 21:20
Dardan Molliqaj

“Unë jam ateist”, thotë Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD).

Megjithatë, ai thotë se është për liritë fetare brenda asaj që mundëson sekularizmi.

“PSD-ja është subjekt sekularist, më larg sesa laicitetit“, ka thënë ai.

Molliqaj refuzon që çështja e shamisë të lidhet Islamin Politik.

“Bartja e shamisë është e drejtë“, ka thënë Molliqaj, por refuzon mësim-besimin fetar në shkolla.

Gjatë diskutimit Molliqaj ka thënë se është pro të drejtave universal të njeriut, duke nënkuptuar edhe bartjen e mbulesës islame.

Por thotë se nuk duhet të tolerohen hoxhallarët që predikojnë diskriminim. Sipas tij liria e shprehjes nuk nënkupton “liri absolute”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat