​Ministri Aliu sheh nga afër punimet në disa rrugë në veri të vendit

Aktuale

​Ministri Aliu sheh nga afër punimet në disa rrugë në veri të vendit

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 21:56
Foto nga vendngjarja

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar komunat veriore të Republikës së Kosovës. Gjatë vizitës ka parë nga afër përfundimin e punimeve të rrugës në Jasenovik, rehabilitimin e rrugëve në Cerrajë, Kushtovë si dhe Bistricë e Vllahisë, transmeton Klankosova.tv.

“Vizituam zgjerimin e rrugës në Bërnjak dhe përfundimin e punëve për shtrirjen e rrjetit optik nëntokësorë në Qabër, Zubin Potok e Bërnjak”, ka shkruar mes tjerash Aliu në Facebook.

“Sot gjatë ditës ishim në vizitë nëkomunat veriore të Republikës së Kosovës. Nga kjo vizitë, pamë nga afër përfundimin e punimevetë rrugës në Jasenovik, rehabilitimin e rrugëve në Cerrajë, Kushtovë si dhe Bistricë e Vllahisë.

Vizituam zgjerimin e rrugës në Bërnjak dhe përfundimin e punëvepër shtrirjen e rrjetit optik nëntokësorë në Qabër, Zubin Potok e Bërnjak. Mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim, në përputhje me ligjet në fuqi, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit”, ka shkruar Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat