Takimi me presidentin e Maltës/ Osmani: Vendimi për liberalizimin Kosovën të merret më së largu deri në dhjetor

Aktuale

Takimi me presidentin e Maltës/ Osmani: Vendimi për liberalizimin Kosovën të merret më së largu deri në dhjetor

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 09:10 Përditësuar në ora: 13:00 më 23.10.2022
Foto nga konferneca

​Osmani: Kosova as nuk ka interes, as qëllim që të largohet nga kërkesa për njohje reciproke

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se partnerët ndërkombëtar nuk kanë kërkesë që Kosova të heq dorë nga njohja reciproke me Serbinë, pasi e dinë që kjo është e domosdoshme.

Osmani i bëri këto komente gjatë takimit me presidentin e Maltës, George Vella. Sa i përket marrëveshjes finale, ajo tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, asnjëherë nuk kanë kërkuar nga Republika e Kosovës, një marrëveshje finale pa njohje reciproke.

Osmani: Kosova as nuk ka interes, as nuk ka qëllim që të largohet nga kërkesa për njohje reciproke

“Është rikonfirmuar jo vetëm brenda Kosovës por edhe nga partnerët strategjik më shumë se një herë. Kjo është që njohja reciprote është e vetmja zgjidhje që sjell paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajonin tonë. Janë tjetër gjë propozimet për marrëveshjet specifike të cilat diskutohen në Bruksel, siç e dini ka qenë çështja e energjisë, akoma vazhdojnë diskutimet për fatin e të zhdukurve me dhunë, marrëveshje të cilën Kosova e shtynë me shumë ngulmë sepse siç e dini ka të bëjë me fatin e mbi 1600 qytetarëve tanë, akoma të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, apo tema tjera që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes dhe përpjekjet e partnerëve tanë ndërkombëtar që të gjitha këto çështje të shtyhen përpara në një mënyrë të intensifikuar, megjithatë nuk ka pas kërkesë, qoftë nga ShBA, qoftë nga partnerët tjerë brenda BE-së, asnjëherë që Kosova të heq dorë nga kërkesa për njohje reciproke sepse të gjithë e kuptojnë se ajo është domosdoshmëri e cila e përmbyll një kapitull të dhembshëm të asaj çfarë ka ngjarë në Ballkanin Perëndimor që kanë qenë luftëra të tmerrshme të iniciuara dhe të kryera nga ana e regjimit gjenocidal të Serbisë, prandaj njohja reciproke është domosdoshmëri të jetë pjesë e marrëveshjes finale. Kurse siç e dini qëndrimi amerikan ka qenë dhe është i qartë, me shkrim presidentin Biden me shkrim ka kërkuar që njohja reciproke të jetë në qendër të këtij procesi dhe po ashtu edhe sekretari Blinken dhe Kosova as nuk ka interes, as nuk ka qëllim që të largohet nga kërkesa për njohje reciproke si pjesë e marrëveshjes finale”, tha ajo.

Osmani: Vendimi për liberalizimin Kosovën të merret më së largu deri në dhjetor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së diele ka pritur me ceremoni shtetërore homologun e saj nga Malta, George Vella.

Osmani e ka falënderuar Vellën për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij ndaj Kosovës.

“Kjo vizitë është edhe njëherë dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyeshme dypalëshe mes shteteve tona, ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme nga shteti i Maltës që nuk ka munguar asnjëherë në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës”, tha Osmani.

Ajo foli edhe për liberalizimine vizave, duke thënë se duhet t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës më së largu deri në fund të këtij viti.

“Kanë kaluar më shumë se katër vite që kur Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret në procesin e liberalizimit të vizave, duhet t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës nga ku proces. Prandaj, shpresojmë që vendimi të merret më së largu deri në dhjetor, përgjatë presidencës  çeke dhe që pastaj vendimi për liberalizimin e vizave të hyjë në fuqi sipas praktikave të deri tanishme, duke mos përcaktuar kritere të reja teknike, të cilat vetëm sa do ta vazhdonin padrejtësinë e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, tha Osmani.

Nis takimi i Osmanit me presidentin e Maltës

Presidentja Vjosa Osmani, po zhvillon takim me homologun nga Malta, George Vella.

Takimi po zhvillohet në zyrën e presidentes.

Pas këtij takimi, pritet që Osman dhe Vella të mbajnë një konferencë për media.

Osmani pret me ceremoni shtetërore homologun e saj nga Malta (FOTO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur me ceremoni shtetërore, homologun e saj nga Malta, George Vella.

Pas kësaj pritje ata do të zhvillojnë një takim.

Ndërkaq, pas takimit presidentët e të dyja vendeve pritet që të mbajnë një konferencë për media.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat