Gjinovci: Diçka nuk është në rregull me deklaratat e Escobarit

Aktuale

Gjinovci: Diçka nuk është në rregull me deklaratat e Escobarit

Nga: A.Zh Më: 23 tetor 2022 Në ora: 09:19
Rron Gjinovci

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, mund të nënshkruhet brenda javësh.

Escobar që qëndroi të mërkurën për vizitë në Kosovë, ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të jetë e shpejtë. Por, në anën tjetër, diplomati amerikan i kërkoi institucioneve të Kosovës, që të shtyejnë zbatimin e vendimit lidhur me reciprocitetin për target e veturave, ndaj Serbisë.

“Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë. Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon”, ka thënë Escobar.

Këtë qëndrim të emisarit amerikan e ka komentuar aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, përcjell Bota sot.

“Diçka nuk është në rregull me deklaratat e Escobar. Në njonën anë lypë shtymje 10 muj për targat e në anën tjetër thot marrëveshja është çështje javësh. N'koftë çështje javësh pse me shty 10 muj zbatimin e marrëveshjes për targat?”, ka shkruar Gjinovci, në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat