Prokurori Maloku zbulon se kush po hetohet për rastin “Brezovica”

Aktuale

Prokurori Maloku zbulon se kush po hetohet për rastin “Brezovica”

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Rasim Maloku, prokurori që po merret me rastin “Brezovica”, ka thënë se qysh më 2017 kur është ngritur kallëzimi penal e më pas aktakuza, ndërtimet e vilave nuk janë ndërprerë e as rrënuar. E gjithë kjo, sipas prokurorit Maloku, ka ndodhur për shkak të mosveprimeve të inspektoratit.

“Asnjë objekt në Zonën e Brezovicës prej që ka fillu ndërtimi nuk është rrënu. Ka pas objekte pa leje, afër lumit, mbi lum, tejkalime drastike…”, u shpreh ai.

Maloku tha se deri më tani po hetohen 70 persona, në rastin e parë teknikisht të ndarë nga hetimi i fundit janë 23 persona ndërsa në rastin e dytë 47 persona.

Ai tha se ka edhe persona tjerë që kanë tentuar të ndikojnë në çështjen, tek dëshmitarë, por që është çështje e veçantë.

Krejt kjo situatë, sipas tij, ka ardhur pasi në vitin 2019 kanë vërejtur se nuk janë duke funksionuar institucionet për inspektimin e kësaj zone, inspektorati komunal dhe ai i Ministrisë dhe për këtë ai thotë se kanë ndërmarrë një inspektim të jashtëzakonshëm.

Por, Maloku thotë se pastaj Ministria e Ambientit i ka anuluar aktvendimet me pretendimin se s’është kompetencë e tyre dhe se i kishin udhëzuar qytetarët t’i drejtohen Komunës së Shtëprcës.

“Mirëpo çfarë ka ndodhë, inspektorati qendror, përkatësisht Ministria e Mjedisit, organet komeptente që janë për përcjellje e veprimeve të metutjshme, nuk e kanë dergu çështjen në gjykatë por i kanë anulu aktvendimet e veta, edhe i kanë udhëzu investuesit dhe qytetarët që t’i drejtohen Komunës me pretendimin se nuk jemi kompetent, nëse nuk jeni kompetent pse i vendoset shirita, pse i morët aktvendimet”, thotë Maloku.

Ai thotë se nuk e di nëse ka pasur presion politik për këtë, por për këto veprime tanimë këta persona po hetohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat