E quajtën “lypsar”, Krasniqi “shpërthen” ndaj kritikuesve të Lajçit: Ju të pacipë që e keni fyer, a keni zemër, bre?

Aktuale

E quajtën “lypsar”, Krasniqi “shpërthen” ndaj kritikuesve të Lajçit: Ju të pacipë që e keni fyer, a keni zemër, bre?

Nga: A.Zh Më: 23 tetor 2022 Në ora: 09:45
Çun Lajçi

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj kritikuesve të aktorit dhe shkrimtarit Çun Lajçi.

Krasniqi ka thënë se Lajçi meriton të nderohet për punën dhe vuajtjet e tij dhe jo të fyhet, përcjell Bota sot.

Sipas tij, në një “shtet ku do të respektoheshin vlerat”, aktori do të duhej të kishte pension nacional dhe jo të mbetej në gjendje të vështirë ekonomike.

“Nuk duhet të kesh pikëpamje të njëjta me Çun Lajçin, për të ndier keqardhje për atë që po përjeton aktori ynë i njohur. T’i thuash lypsar shkrimtarit që shet librat e vet nga halli, është pafytyrësi, është idiotizëm i atyre që i thonë ashtu. Ndërsa ta lësh një aktor të atij formati e shkrimtar në gjendje të vështirë ekonomike, është turp për shtetin tonë. Në një shtet ku do të respektoheshin vlerat, Çun Lajçi dhe disa aktorë, shkrimtarë e piktorë të tjerë do të duhej të kishin pension nacional e të trajtoheshin me respekt. Definitvisht edhe ky rast i hidhur tregon se është koha e fundit që të ndryshojë qëndrimi ndaj artistëve në këtë vend. Ndonëse tashmë jemi turpëruar keqas me qëndrimin fyes ndaj tyre. Në këtë rast të hidhur kërkoj miqësisht solidaritet me fjalë e me mbështetje konkrete për Çun Lajçin. Ai meriton të nderohet për punën e tij dhe për vuajtjen e tij, e jo të fyhet. Ju të pacipë që e keni fyer, a keni zemër, bre?”, ka shkruar Krasniqi, në një postim në Facebook.

Ndërsa, në një postim tjetër, profesori ka publikuar një fotografi, që paraqet gjendjen aktuale të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Image
Fotoja e Teatrit, e postuar nga Krasniqi

“Në ç'derexhe është katandis Teatri Kombëtar tregon edhe kjo pamje. Pa repertor, pa publik, me aktorë që mezi mbijetojnë, me dramaturgë që injorohen, pa festivale, pa prezentime jashtë. Kjo ishte qeveri e shpresës, medemek. Po të jetë për kulturën, edhe shpresën e ka vrarë. Aktori i njohur Cun Lajçi është vetëm maja e Ajsbergut e mjerimit tonë teatror, kulturor, po edhe moral e njerëzor”, ka thënë Milazim Krasniqi./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat