Ish-presidentja kroate: Kontributi i grave është i paçmueshëm

Aktuale

Ish-presidentja kroate: Kontributi i grave është i paçmueshëm

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 10:16
Kolinda Grabar-Kitaroviq

Ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka thënë se kontributi i grave është i paçmueshëm, duke shtuar se kur ato angazhohen në procese paqësore ka shumë gjasa që të kenë sukses.

“Kontributi i grave është i paçmueshëm, gratë priren të jenë më gjithëpërfshirëse, të kenë më shumë empati sesa burrat. Është vërtetuar shumë shpesh se kur gratë angazhohen në procese paqësore ka më shumë mundësi për të dalë të suksesshme. Pra, gratë duhet të jenë paqebërëse, paqeruajtëse dhe të jenë në tryezën e vendimmarrjes, duhet të marrin pjesë në proces politike”, ka thënë Kitaroviq, në një videomesazh në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ajo shprehu keqardhje që nuk ishte e pranishme në këtë forum, pasi sipas saj, ka punuar shumë për të avancuar rolin e gruas në paqe, siguri e stabilitet.

“Më vjen keq që s’kam mundur të jem aty, pasi kjo është një temë shumë e rëndësishme për të cilën kam punuar profesionalisht dhe personalisht për të avancuar rolin e gruas në paqe siguri dhe stabilitet”, ka shtuar ajo.

Ajo theksoi se duhet punuar ende më shumë për të forcuar rolin e gruas në vendimmarrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat