Presidenti Vella: Malta mbështet liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në BE

Aktuale

Presidenti Vella: Malta mbështet liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në BE

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 12:11
George Vella

Presidenti i Maltës, George Vella ka thënë se vendi i tij e mbështet liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Vella këto komente i bëri në një konferencë për media, pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani.

“E ritheksoj mbështetjen e vazhdueshme të Maltës për Kosovën në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. Mirëpres raportin e Komisionit Evropian, dhe e inkurajoj Kosovën të vazhdojë rrugëtimin reformues drejt perspektivës evropiane. Malta mbështet propozimin e KE-së për liberalizim të vizave, pasi Kosova ka përmbushur gjitha kushtet”, ka thënë Vella.

Ai ka shtuar se Malta gjithashtu mbështet plotësisht Kosovën në përpjekjet e saja për t’u bërë anëtare e BE-së, dhe jemi të bindur që kjo duhet të ndodhë.

Presidenti Vella ka dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe ka thënë se Malta nuk i pranon referendumet e mbajtura në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat