​Vella: Anëtarësimi i Kosovës është vendim strategjik në interes të BE-së

Aktuale

​Vella: Anëtarësimi i Kosovës është vendim strategjik në interes të BE-së

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 15:11
Pamje nga konferenca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka pritur në ceremoni shtetërore presidentin e Maltës, George Vella. Pas takimit, Osmani dhe Vella thanë se shpresojnë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të ndodhë në muajin dhjetor.

Presidentja Vjosa Osmani gjatë konferencës për media, tha kjo vizitë është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyeshme në mes të dy vendeve dhe ajo është mirënjohëse që Malta nuk ka munguar asnjëherë në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Osmani mardhëniet e shtetit të Kosovës dhe Maltës janë të mira dhe shpreson që forcimin e bashkëpunimit.

Ajo tha se në takim me presidentin Vella, kanë diskutuar edhe cështjen e liberalizimit të vizave, ku theksoi se është e pa drejtë që qytetarët e Kosovës të mos ketë liberalizim të vizave.

Osmani: Perspektiva jonë evropiane janë interes gjeo-strategjik

“Duhet të jepet fund përjashtimi i pa drejtë të qytetarëve të Kosovës nga ky proces, shpresojmë që vendimi të merret më së largu deri në dhjetor përgjatë presidencës çeke, pastaj vendimi për liberalizimin e vizave të hyjë në fuqi sipas praktikave të deri tanishme duke mos përcaktuar kritere të reja teknike, të cilat afrojnë të cilat vetëm do ta vazhdonin pa drejtësinë e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës...perspektiva jonë evropiane janë jo vetëm në të mirë të qytetarëve dhe vendit tonë por janë interes gjeo-strategjik i vet Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Presidenti i Maltës George Vella tha se vizitat e Kosovës me Maltës janë shume të rëndësishme dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në bashkëpunim shumë palëshe.

Vella: Malta e mbështet propozimin për liberalizimin e vizave, Kosova ka përmbushur kriteret vite me pare

“ Malta vlerëson kredibilitetin e Kosovës nuk ndalet vetëm ne nivelin bilateral, ne vazhdojmë të mbështesim bashkëpunimin tonë. Gjithashtu në një perspektive maltive..E mirëpres raportin e zgjeruar të Komisionit Evropian të lëshuar këtë muaj dhe inkurajoj Kosovën të vazhdoj në pjesën e saj të reformës, të rrisin perspektivën evropiane. Gjithashtu do të shtoj se Malta e mbështet propozimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave me të dhënë se Kosova i ka përmbushur kriteret vite më parë, prej rajoni dhe perspektiva më e gjerë ka kohë që ka qenë pozicioni i Maltës...Malta e mbështet marrëveshjen me Serbinë, si dhe procesin e pajtimit mes Beogradit dhe Prishtinës, po presim me padurim zgjidhjen e problemeve që kanë mbetur edhe krijimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha ai.

Sipas tij, vendimi për liberalizim të vizave është vendim strategjik të cilët nuk është vetëm në interes të Kosovës por edhe në të mirë të Bashkimi Evropian.

Vella: Është vendim strategjik në interes të Bashkimit Evropian që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE

“Vet Bashkimi Evropian ka thënë që Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme që në vitin 2018, pra jemi katër vite vonë. Pajtohem plotësisht me të gjitha zhvillimet që mund të ndodhin, mirëpo nëse asgjë përveç liberalizimit të vizave nuk do të jetë i kënaqshëm për popullin e Kosovës që gjatë këtyre viteve ka bërë gjithçka çfarë është e nevojshme për ta arritur liberalizimin e vizave. Duhet ta kuptojmë që Bashkimi Evropian i ka interesat e veta në kuptimin që nuk dëshiron t’i hap kufijtë për kalim dhe udhëtim të lirë ndaj personave që do të vijnë nga rajonet e caktuara. Kosova ka qenë e përkushtuar për të bërë atë që nevojitet, Bashkimi Evropian ka thënë që prej katër viteve që Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat e nevojshme dhe nuk shoh ndonjë arsye që Bashkimi Evropian të mos i hap kufijtë ndaj njerëzve të Kosovës. Sa i përket anëtarësimit në Bashkimi Evropian, kam shprehur që Malta do ta mbështes Kosovën në përpjekjet e saj për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian nuk kemi ndonjë problem me këtë, jemi të bindur që kjo duhet të ndodh, jo vetëm që është në interes të Kosovës por është në interesin edhe më të mirë të Bashkimit Evropian.. Ky është një vendim strategjik në interes të Bashkimit Evropian që vendet e Ballkanit Perëndimor eventualisht të anëtarësohen në BE”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat