Historia interesante se si Adrian Krasniqi planifikonte sulmin e policisë serbe me tritol në vitin ’90

Aktuale

Historia interesante se si Adrian Krasniqi planifikonte sulmin e policisë serbe me tritol në vitin ’90

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 15:22
Ilir Krasniqi

Vitet ’90 shënojnë kulminacionin e rezistencës shqiptare ndaj regjimit serb, ku shumë aktivistë shqiptar guxuan duke rrezikuar edhe jetën e tyre që të ndryshohej situata në të cilën ndodhej Kosova.

Këso angazhimi kishte edhe një djal nga Vranoci i Pejës, i cili akoma pa i mbushur të 20-at, në vitin 1990, kishte planifikuar sulme me eksploziv ndaj policisë serbe.

Për këtë plan të Adrian Krasniqit me shokë, ka folur vëllai i tij, Iliri.

“Kjo është një temë shumë interesant se ndonjë herë thuhet se UÇK është formuar në ’93, ’94, ’96, unë nuk e di çka kemi qenë atëherë, po në vitin ’90 me kërkesë të Adrianit dhe Qerimit e kemi bërë një furnizim me armatim, kemi shkuar me i marrë në Rozhajë tek dajtë tanë në Kolin, aty i kemi marrë 25kg tritol për me kry aksione, pasi kishte një kërkesë nga lëvizja për me u përgatit për luftë qysh në vitin ’90. Eksplozivin në Mal të Zi ka shku me marrë Adriani, në atë kohë ai ka qenë 18 vjeç, atje shkoi me Ramadan Kastratin, ky ishte një djal shumë i fortë, ka qenë shok i grupit tanë, në Mal të Zi e blen ekplozivin dhe e sollën tek dajt tanë, e fshehu në bodrum, e pas një kohe, unë kam shku e kam marrë atë ekpsploziv dhe e kam dërgu në Vranoc, aty e bëm testin e saj”, është shprehur ai.

Por historia e përdorimit të këtij eksplozivi del të jetë goxha interesante.

“Adriani e kish marrë një udhëzim se si të punohet me të, ata i kish thanë se duhet prerë fitili 1cm dhe ndezët për një minutë, me vendos kapsollën në të, me bo si qiri të rrumbullaktë, këto procedura m’i sqaroj mua, por unë dhe Adriani e kemi pas një problem, pasi unë kam qenë bashkëluftëtar e vëllai i tij, por kam qenë në një far forme si prind, se baba nuk ish e më është dasht me e ru, ai ka qenë shumë euforik, ai e kishte marrë udhëzimin, por unë dojsha me testu, se u tutsha për të, e pata marrë atë dhe shkuam ta testojmë në një pjesë të fshatit në livadhe, atë e futëm në një shelgje me shiku se sa i fortë është, ia vendosëm tre aso llokumash, edhe e boni shelgjen rrafshë me tokë, ne më pas ikëm nga aty se ishim në shenj nga regjimi në atë kohë, por kur shkon më pas një banor i fshatit aty e sheh ashtu, thotë i madhi allah, kish ra reja në livadh e kish bo shelgjen rrafshë me tokë”, ka deklaruar Krasniqi.

Po cilat ishin caqet e këtij sulmi të mundshëm?

“Ne e kishim marrë atë eksploziv me vendos nër makina të policisë, edhe me i vendos nëpër trafika që shitshin gazeta serbisht, por në vitin ’91 u krijua në lloj situate e qetë në Kosovë, e na thanë pritni, e na mbetën neve 25 kg tritol në shtëpi, e mbet aty deri sa nuk është bo më aktiv ndonjëherë”, ka përfunduar vëllai i Adrian Krasniqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat