Vjosa Osmani jep sinjale se s’do shtyhet vendimi për targa: Ka pasur afat mjaft

Aktuale

Vjosa Osmani jep sinjale se s’do shtyhet vendimi për targa: Ka pasur afat mjaft

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 16:07
Vjosa Osmani

Emisari Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të mërkurën teksa bëri një vizitë në Prishtinë, bëri të qartë kërkesën amerikane karshi krerëve të Kosovës.

Ai tha se i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta shtyjë edhe për 10 muaj afatin për konvertimin e targave.

E për këtë temë është deklaruar sërish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas saj, ka pasur mjaftueshëm afat që serbët t’i konvertojnë targat e veturave të tyre në ‘RKS’.

“Çështja e targave mbi të gjitha është çështje e sundimit të ligjit sepse mbi 90% e serbëve që jetojnë në Kosovë tashmë i kanë konvertuar targat e së kaluarës në targa të ligjshme”, tha ajo.

“Ka pasur afat të mjaftueshëm që ky konvertim të bëhet për këtë numër të vogël të qytetarëve që nuk e kanë bërë, në përputhje të plotë me atë që e kërkon legjislacioni vendor, por edhe praktikat ndërkombëtare”.

“Sa i përket një pakice të vogël që nuk i ka konvertuar akoma targat dhe i shfrytëzojnë targat e Millosheviqit, kërkesa jonë është që të respektohet ligji, ka pasur afat të mjaftueshëm që ky konvertim të bëhet për këtë numër të vogël të qytetarëve që nuk e kanë bërë në përputhje të plotë me atë që e kërkon legjislacioni vendor por edhe praktikat ndërkombëtare, llogariteni se si do të ndiheshin, ta zëmë në një shtet si Polonia në qoftë se 25 vite pas luftës të shihen targat e kohës së Hitelrit. Pra jo vetëm që është e paligjshme por është edhe e pamoralshme që targat e Millosheviqit të ecin lirshëm nëpër Kosovë. Kosova është shtet i sundimit të ligjit, shtet ku të gjithë qytetarët trajtohen të barabartë dhe duhet t’i jepet fund ndikimit të bandave kriminale të cilat i kërcënojnë qytetarët serbë dhe çdoherë kur ata dëshirojnë që kjo pakicë që ka mbetur, dëshirojnë t’i përdorin targat e ligjshme të Kosovës, kërcënohen nëpërmjet djegies së shtëpive, djegies së veturave etj. Pra kjo është çështje e sundimit të ligjit dhe partnerët tanë ndërkombëtar, në qoftë se është një kërkesë që kanë qenë gjatë 20 viteve, është që Kosova duhet të punojë në sundim të ligjit, këtë po e bëjmë, asgjë tjetër prandaj presim përkrahjen e tyre të plotë në sundim të ligjit”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat