Imeraj pyet Abdixhikun: Pse Qeveria e Isa Mustafës nuk e zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat në afërsi të Manastirit të Deçanit?

Aktuale

Imeraj pyet Abdixhikun: Pse Qeveria e Isa Mustafës nuk e zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat në afërsi të Manastirit të Deçanit?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 23 tetor 2022 Në ora: 16:12
Lumir Abdixhiku

Kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës nga dega në Deçan, Dr.Shkodran Imeraj në një reagim publik i është drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me një pyetje.

Imeraj thotë se, Abdixhiku dje ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat në afërsi të Manastirit të Deçanit, duhet të respektohet.

Mirëpo, Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës, pyet Abdixhikun pse Qeveria e kryeministrit Isa Mustafa, nuk e zbatoj vendimin me 2016, në kohën kur është nxjerr nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës?

Reagimi i plotë:

Image
Shkodran Imeraj

Reagim ndaj kreut të LDK-së

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr.Lumir Abdixhku, dje nga Deçani ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat në afërsi të Manastirit të Deçanit, duhet të respektohet, pra shprehimisht duhet të zbatohet.

Kisha vetëm një pyetje për Dr.Lumir Abdixhiku: Pse Qeveria e kryeministrit Isa Mustafa, nuk e zbatoj vendimin me 2016, në kohën kur është nxjerr nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës?

Kreu i LDK-së, një gjë duhet të dije se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, bazën e ka në ligjet dhe vendimet e kohës së Millosheviçit dhe si i tillë ai aktgjykim nuk duhet të zbatohet.

Zbatimi eventuale i tij, është precedent i rrezikshëm për Kosovën dhe sistemin juridik të shtetit tonë./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat