​Mehaj-Petrovska: Bashkëpunimi rajonal në mbrojtje, hap i rëndësishëm për paqe stabile

Aktuale

​Mehaj-Petrovska: Bashkëpunimi rajonal në mbrojtje, hap i rëndësishëm për paqe stabile

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 16:18
Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur në takim homologen e tij nga Maqedonia Veriore, Slavjanka Petrovska, me të cilët ka diskutuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve fqinje në trajnime, ushtrime të përbashkëta ndërmjet dy ushtrive.

Mehaj ka theksuar se FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t'i ofrojë trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit.

Ndërsa pala maqedonase do të shkëmbej përvojën e reformimit të brendshëm gjatë rrugëtimit në procesin për anëtarësim në Programin e Partneritetit për Paqe, ku edhe Kosova synon të jetë anëtare.

“Po ashtu një fushë tjetër në të cilën jemi dakorduar të bashkëpunojmë është integrimi i grave në ushtri, shkëmbimi i praktikave më të sukseshme, shkollimi i oficereve dhe trajnimi i tyre është çështje për të cilën do të angazhohemi së bashku”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat