“Le ta dinë të gjithë”, Kurti i prerë në dialog: Këto s’i diskutojmë asnjëherë

Aktuale

“Le ta dinë të gjithë”, Kurti i prerë në dialog: Këto s’i diskutojmë asnjëherë

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 17:34
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk do të lejohet kurrë të kërcënohet.

“Ne menduam se duke i dhënë fund luftërave që kishte shkaktuar Serbia në Ballkan, kishte ardhur paqja e përhershme në Evropë, por kështu veproi Serbia dje, sillet Rusia sot. Këto dy vende kanë një lidhje historike dhe kulturore me njëri-tjetrin, krahas linjat e autokracisë, despotizmit, agresionit dhe gjenocidit”.

Ai tha se ndërkombëtarisht Kosova po e kryen detyrën e saj, duke iu bashkuar menjëherë dhe pa kushte listës së vendeve që kanë dënuar Rusinë dhe mbështesin pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Sigurisht, le ta dinë të gjithë se kur ne të kërkojmë të respektojmë pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, nuk është as të mendojmë se do të tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës. Kjo nuk është asnjëherë e diskutueshme për ne, askund”, tha Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, që u mbajt sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat