E pabesueshme ku fluturuan të hënën aeroplanët në Kosovë

Aktuale

E pabesueshme ku fluturuan të hënën aeroplanët në Kosovë

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 13:12
Maja e Goleshit, në perëndim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA ka publikuar një një foto e Kullës së Kontrollit të Trafikut Ajror të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, e shkrepur mengjesin e djeshëm, nga maja e Goleshit, në perëndim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas ASHNA poshtë kësaj mjegulle, në këto kushte, viteve që lamë pas ishte shumë e vështirë të zhvillohej çfarëdo operacioni tokësor dhe e pamundur të realizohej trafiku ajror, por që falë investimeve madhore të shtetit tonë janë tejkaluar.

Postimi:

Kjo është një foto e Kullës së Kontrollit të Trafikut Ajror të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, e shkrepur mengjesin e djeshëm, nga maja e Goleshit, në perëndim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Poshtë kësaj mjegulle, në këto kushte, viteve që lamë pas ishte shumë e vështirë të zhvillohej çfarëdo operacioni tokësor dhe e pamundur të realizohej trafiku ajror.

Sigurisht që kjo rrethanë shkaktonte komplikime zingjirore, duke vështirësuar punën e Kontrollorit të Trafikut Ajror, personelit të Meteorologjisë së Aviacionit, kolegëve të shërbimeve aeroportuale, operatorëve ajror dhe në veçanti, klientëve tanë çmuar, udhëtarëve.

Falë investimeve madhore të shtetit tonë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe punës së shkëlqyeshme të personelit dhe partnerëve Prishtina International Airport - Adem Jashari në projektin “Zgjatja e pistës, ngritja e sistemit instrumental të aterrimit dhe sistemeve të radiokomunikimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari”, sfidat e shkaktuara nga dukshmëria e ulët tani janë bërë pothuajse të tejkalueshme. Vetëm dje, në dukshmëri 100 m janë shërbyer dhe realizuar me sukses 17 fluturime.

Mbesim besnik dhe të përkushtuar në ofrim të sigurtë dhe cilësor të shërbimeve të navigacionit ajror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat