Ragmi Mustafi: Në Kosovë Lindore ka mbi 100 mijë shqiptarë, fton ndërkombëtarët të monitorojnë regjistrimin e popullësisë

Aktuale

Ragmi Mustafi: Në Kosovë Lindore ka mbi 100 mijë shqiptarë, fton ndërkombëtarët të monitorojnë regjistrimin e popullësisë

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 17:53
Ragmi Mustafi dhe Nefail Maliqi

"Meqë kanë mbetur edhe pak ditë, edhe njëherë ftoj qytetaret e Lujginës së Preshevës që t’i përgjigjen masovikisht rregjistrimit të popullësisë sepse ky proces është më shumë se obligim, është akt civilizues dhe kombëtar… " ka thëne kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafi në intervistë për gazetën zvicerane Le Canton27.ch. 

Në këtë bisedë z.Mustafi vizitën e deleaghcionit shqiptare nga Presheva në Steit Departametin amerikan në Uashingtrone e ka cilësur historike për perspektivën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Dite me pare Ardita Sinani eshte emruar keshuilltare nga Lugina ne Qeverie e Kurtit. Si e keni pritur, eshte lajm i mire duket. Cfare jane reagimet nga Beogradit?

Ragmi Mustafi: Sigurisht që është një lajm i mirë e madje edhe shpresëdhënës që Qeveria e Kosovës seriozisht është duke u mar me Luginën e Preshevës. E reagimet e Beogradit janë si të zakonshme kundërshtues.

Diteve te fundit, verehen levizje te dendura te liderëve nga Lugina ne Uashington dhe Prishtine, te kryeministri te presidentja. Ne Bruksel Me thane se dyert jane te hapura edhe per Presheven? Si i vleresoni keto vizita, takime z. Mustafi?

Ragmi Mustafi: Vizitë historike e ndër më të rëndësishmet për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.  Fat i madh që kemi miq të përhershëm e përjetshëm SHBA. Jemi në bashkërendim e sipër që pozita e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të avancojë e të jetë pjesë e agjendës së Uashingtonit e Brukselit që kërkon zgjidhje në kontekstin rajonal.

Zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës është në tavolinën e Uashingtonit. Miqësia me SHBA është e përhershme dhe e përjetshme.

Lugina e Preshevës është në fokus u nënvizua në takim me të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njëkohësisht zëvëndës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Mustafi kane mbetur edhe 5-6 dite te regjisttimit. Si po shkon ky proce, je e kënaqur me shifrat e para? Dhe a mund te kete vend per spekulime te numrin e shqiptareve ne Lugine nga ana e Beogradit?

Ragmi Mustafi: Në një prononcim të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë që “pas regjistrimit, i cili është në vazhdim, nuk do të dihet më numri i saktë i shqiptarëve në Serbi, sepse shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbisë.”  Deklaratat e tilla përveç se nuk ndihmojnë procesit të regjistrimit e nxisin tensionim të situatës, madje është parapërgatitja e valës së re të kontestimit të numrit të saktë të vërtetë të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Vuçiq duhet ta dijë se nuk janë 5809 shqiptar në Serbi, nuk janë 1118 shqiptar në Luginë sipas statistikave zyrtare të vitit 2011. Deklarimet e tij nuk mund të kuptohen ndryshe përveç në shërbim të devijimit të numrit real të shqiptarëve në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë. Nuk mund të jenë të shkëputura nga pengesat e paraqitura në Medvegjë. Ne jemi shumë më shumë, jemi mbi 100 mijë shqiptarë në Luginë. Kështu do ta thotë edhe regjistrimi i popullsisë në regjistrin zyrtar të Entit të Statistikave Republikane.  Ftojë bashkësinë ndërkombëtare të monitorojë  dhe të mos lejojë shtrembërimin e shifrave në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë. Prandaj meqe kane mbetur edhe pak dite, edhe njëherë ftoj qytetaret e Lujgines se Preshevës qe t’i pergjigjen masovikisht rregjistrimit te popullsise sepse ky procws eshte me shume se obligim, eshte akt civilizues dhe kombëtar.

Me tenionimin e situtates ne Veri te Kosovës, duket se edhe aktivitet jane intensifikuar edhe  kendej ne Lugine, nese kemi parasysh vizitat e shpeshta te delegacioneve te perfaqesive diplomatike dhe nderkombetare (SHBA, BE, OSBE, britanike zvicerane etj..) ne zyren tuaj te KKSH-së ne Bujanoc, Cfare flasin keto vizita dhe ne cfare interesohen nderkombetaret nga keto takime me ju?

Ragmi Mustafi: Po eshte fakt se koheve te fundit kemi pasur nje aktivitet te denduar ne KKSH ne Bujanoc nga vizita e shumta te organiazave nderkombëtare dhe misioneve diplomatike te vendeve boterore ne Serbi. Sikuir BE-së ashtu edhe SHBA-ve i kemi shpjeguar për aspiratat tona politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës e aq më tepër në kontekstin e tanishëm.  Nuk ka asnjë arsye që të i mohohet shqiptarëve të Luginës së Preshevës ajo çfarë ofrohet për të tjerët në Republikën e Kosovës. Pra reciprociteti është e duhet të jetë edhe parimi fundamental I zhvillimeve rajonale e posaçërisht dialogut Kosovë-Serbi.

Jeni optimiste se me ne fund po behet dicka ne favor te shqiptaret e diskriminuar ne Lugine qe te te jete pjese e procesit te dialogut ne Bruksel?

Ragmi Mustafi: Jam shumë besimplotë se Lugina e Preshevës di të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi për të siguruar të ardhmen edhe shqiptarëve në Luginë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat