Xhelal Sveçla publikon pamjet e aksionit të Njësisë Anti-drogë në Leshak/ Arrestohet një serb dhe sekuestrohen mijëra euro dhe armë

Aktuale

Xhelal Sveçla publikon pamjet e aksionit të Njësisë Anti-drogë në Leshak/ Arrestohet një serb dhe sekuestrohen mijëra euro dhe armë

Nga: N. Sh. Më: 26 tetor 2022 Në ora: 19:23
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar për një aksion të Njësisë Anti-drogë në Leshak të komunës së Leposaviqit.

Ai përmes një postimi në facebook, ku edhe ka publikuar disa pamje, ka treguar se është arrestuar nëj person serb, dhe janë sekuestruar mijëra euro, granata dore, armë dhe fishekë.

Minsitri njfofton se aksioni është duke vazhduar.

Postimi i plotë:

Në Leshak të Komunës së Leposaviqit, me dyshimin për narkotikë, Njësia e Anti-drogës sot ka bastisur një lokacion me ç’rast ka sekuestruar 4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municionit, radiolidhje e paisje tjera ndihmëse për trazira.

Këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale dhe deri më tash është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar.

Mbesim të përkushtuar maksimalisht që në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë të veprojmë në zbatim të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Pa asnjë dallim do të veprojmë mbi çdo individ apo grup të caktuar që synon të cënojë rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve dhe vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat