Alma Lama: Kurti të mos i kundërshtojë kërkesat e partnerëve ndërkombëtar për afatin e targave

Aktuale

Alma Lama: Kurti të mos i kundërshtojë kërkesat e partnerëve ndërkombëtar për afatin e targave

Nga: M.L. Më: 28 tetor 2022 Në ora: 14:09
Alma Lama

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali dhe ish deputetja Alma Lama, vlerëson se Serbia nuk do të kënaqet sado që të shtyhet afati i targave, pasi ka për qëllim që ta mbajë situatën të tensionuar.

Në një postim në Facebook, Lama ka thënë se as themelimi i asociacionit nuk do ta paqës

“Serbia nuk do kënaqet me shtyrjen e afatit për targat, as për një muaj, as për disa muaj, as vite pasi qëllimi i saj është ta mbaje situatën të tensionuar në Kosovë, jo të ofrojë zgjidhje.

As themelimi i një asociacioni për komunat serbe nuk do ta paqësojë sjelljen e saj”.

Për këtë arsye, Lama ka thënë se kryeministri Kurti nuk duhet të kundërshtoië kërkesën e partnerëve ndërkombëtar për shtyrjen e afatit për targat.

“Çështja është se nëse partneret ndërkombëtarë të Kosovës, që janë përgjegjës edhe për sigrurinë territoriale, bëjnë një kërkese ndaj qeverisë që të shtyjë afatin, dhe t’i jap kohë atyre për një zgjidhje, KM Kurti duhet të mos kundërshtojë për hir të kapriçove të tij apo interesave elektorale të ditës”, ka vlerësuar ish ambasadorja.

Sipas saj, problemi me Serbinë është përtej interesave partiake, dhe duhet vlerësim i kujdesshëm i çdo hapi dhe vendimi që ndërmerr.

“Ka një angazhim të shtuar ndërkombëtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë, dhe ky angazhim nuk duhet të ndeshë në barrierat e pushtetarëve të ditës në Kosovë”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat