Nënshkruhet memorandum mes Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës

Aktuale

Nënshkruhet memorandum mes Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 22:43
Albin Kurti dhe Ragmi Mustafi

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi.

Kurti dhe Mustafi kanë nënshkruar bashkë një Memorandum të Bashkëpunimit.

Kështu ka njoftuar zyra e Kryeministrit.

Ata kanë thënë se “ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat