Islami ‘godet’ Buzhalën e Baton Haxhiun: Berati i neveritshëm, skizofren, po dëgjon zëra, hija e Kurtit po e ndjek!

Aktuale

Islami ‘godet’ Buzhalën e Baton Haxhiun: Berati i neveritshëm, skizofren, po dëgjon zëra, hija e Kurtit po e ndjek!

Nga: N. Sh. Më: 29 tetor 2022 Në ora: 19:45
Berat Buzhala dhe Baton Haxhiu

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Berat Buzhala.

Islami përmes një postimi në Facebook, shprehet se Buzhala është i neveritshëm deri në pafundësi dhe tash është i pafuqishëm të vjel para nga buxheti i Kosovës, përmes reklamave sikurse që ishte mësuar deri tash dhe ishte bërë milioner me qeveritarët e mëhershëm.

Tutje Islami shprehet se Buzhala është i hipnotizuar nga emri i Albin Kurtit dhe nuk mund të dal nga orbita Kurti.

Ai thotë se Buzhala e ka bërë vetëm skizofren, dëgjon zëra dhe flet me dikë, ndërsa e ndjek gjithmonë hija e Kurtit.

Islami në këtë postimi thotë se me lanë Kosovën në dorën e Buzhalës dhe Baton Haxhiut, e kur të dalësh në sheshin Nënë Tereza i dëgjon zerat “dobro jutro”.

Postimi i plotë:

Berat Buzhala definitivisht është në shërbim të “mirës”, tu pi ujë prej bunarit të katunit, ja ka fresku mendjen dhe shpirtin, lujtjet e tij para krishtit, dhe duke lexuar biblën është disciplinuar dhe fol veç “krejt dhe drejt”!

Duke e parë në TV Trampin dhe fjalimet e tij, ka ngritur patriotizmin e tij prej një “djathtisti extrem”, ky lirisht mundet edhe me u shpall filozof i dijes, që platoni veq mundet me thanë, qe e lash dikan mas veti!

E tani po thoni jo Berati nuk dinë dhe nuk është patriot!

I nerveritshëm deri në pafundësi, i pafuqishëm të vjel para nga buxheti i Kosovës, përmes reklamave dhe dolloverve që ishte mësuar, dhe ishte bërë milioner në Kosovën e varfër, me qeveritarët e mëhershëm!

I hipnotizur nga emri i Kurtit, nuk mundet të dal nga orbita Kurti! Me pavetëdije e ka bërë veten skizofren, apo shpirt i ndarë, sepse dëgjon zëra dhe flet me dikan, në imagjinatën e tij është gjithmonë hija që e ndjek, Kurti!

Me lanë Kosovën në dorë të tij dhe Baton Haxhiut, veç kur të dilsh në sheshin Nënë Tereza dhe i dëgjon zërat “Dobro jutro”!

 “Disa njerëz vdesin që 25 vjeç, por nuk varrosen deri kur mbushin 75” – Benjamin Franklin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat