Dugolli: Serbia e konsideron Kosovën pjesë të saj, gjithmonë ka rrezik për përshkallëzim të situatës

Aktuale

Dugolli: Serbia e konsideron Kosovën pjesë të saj, gjithmonë ka rrezik për përshkallëzim të situatës

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 22:24
Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën “pjesë të saj”, rrjedhimisht shton se gjithmonë ka rrezik që të përshkallëzohet situate.

Ai ka thënë se Serbia tenton që ta destabilizojë Kosovën në forma të ndryshme.

“Rreziku për përshkallëzim ekziston gjithmonë derisa Serbia e konsideron Kosovën si pjesë të saj, nuk heq dorë mundohet që me forma të ndryshme të minon stabilitetin, ngritë tensione. Ju e dini që nënkryetari i LS-së, është Milan Radoiçiq që është në listën e zezë të SHBA-së dhe po ai çdo ditë takohet me Vuçiqin edhe krerët shtetërorë të Serbisë. Prandaj një bashkëpunim u ngushtë i Vuçiqit, Serbisë zyrtare me njerëz të kalibrit kriminal si Radoiçiq, Veselinoviq nënkupton se ata do të shfrytëzojnë sa më shumë këtë potencial negativ të njerëzit e lidhur me krimin e korrupsionin e kontrabandën në veri”, ka thënë ai

Për më shumë Dugolli ka thënë se organet e sigurisë vazhdimisht po mbledhin informacione rreth këtyre grupeve kriminale në veri dhe që ata të identifikohen sa më parë.

“Shteti i Kosovës, organet e sigurisë janë duke mbledhë informacione duke krijuar edhe databazë për grupet e caktuara për njerëz të identifikuar që kërcënojnë, shantazhojnë qytetarët serbë. Organet e rendit edhe në një moment të caktuar kur ato e shohin të nevojshme edhe domosdoshme intervenimin me siguri që kriminelët nuk do të kenë komoditet të ishin të lirë”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat