Eksperti i sigurisë thotë se urdhri i fundit i Vuçiqit është kërcënim

Aktuale

Eksperti i sigurisë thotë se urdhri i fundit i Vuçiqit është kërcënim

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 23:53
Aleksandar Vuçiqi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se ngritja e nivelit të gatishmërisë së forcave tokësore serbe në kufi me Kosovën janë kërcënim.

Ibishi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se qëllimi përfundimtar i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq është që serbët në veri të armatosen e t’i kundërvihen policisë së Kosovë, e që të shkaktohen viktima.

“Ky është kërcënim, edhe manovrat që i majti më herët, pra Vuciq ka marrë vendim që me aktivizu, me ngrit nivelin e gatishmërisë të forcave tokësore, atje në kufi me Kosovën. Kjo paraqet kërcënim. 

Por, skenarët e Vuciqit njihen edhe më herët. Qëllimi i tij përfundimtar është që t’i armatos ata, t’i kundërvihen policisë e të shkaktohen viktima”, th ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat