E konfimron Gjermania, me 6 dhjetor samiti BE-Ballkan Perëndimor

Aktuale

E konfimron Gjermania, me 6 dhjetor samiti BE-Ballkan Perëndimor

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është shndërruar në prioritetet kryesor të Gjermanisë, këtë e konfirmon edhe Udine Ruge, këshilltar për çështje evropiane të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Duke iu referuar deklaratës së kancelarit Scholz me 29 gusht në samitin e mbajtur në Pragë të Republikës Çeke, këshilltari Ruge rikujton se samiti i së enjtes në kuadër të Procesit të Berlinit, është pjesë e këtij angazhimi edhe personal të kreut të qeverisë gjermane.

“Më duhet të theksoj edhe një herë se ky nuk është samit i BE-së, edhe nëse në të marrin pjesë liderët e BE-së”, rikujtoi Ruge, në një konferencë për media të mbajtur në Berlin.

Ka një proces tjetër që organizohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel me 6 dhjetor”, tha Ruge, raporton RTKlive, duke sqaruar se ai samit organizohet nga BE-ja.

Ai deklaroi se nga samiti në Bërdo në Slloveni në tetor 2021,  ka një marrëveshje për mbjatjen një herë në vit të një takimi të nivelit të lartë midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Përgatitjet për këtë samit në dhjetor sapo kanë filluar. Këtë po e përmend vetëm për të thënë se samiti i Procesit të Berlinit është ndërthurje”, u shpreh zyrtari i lartë i shtetit gjerman.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen me 3 nëntor në Berlin në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ata do të nënshkruajnë tri marrëveshje të cilat vlerësohet si i japin dinamikë të re gjendjes aktuale në këtë rajon.

Marrëveshjet që do të nënshkruhen janë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, pastaj njohjen reciproke të diplomave universitare si edhe të kualifikimeve profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat