Agusholli i shqetësuar me rastin në Pejë: Me ushtru dhunë mbi një të moshuar, tregon sa i ligë dhe i poshtër je

Aktuale

Agusholli i shqetësuar me rastin në Pejë: Me ushtru dhunë mbi një të moshuar, tregon sa i ligë dhe i poshtër je

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 17:04
Pamje nga rrahja e te moshuares

Deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, është shprehur i shqetësuar me rastin e dhunës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ku një infermiere ushtroi dhunë mbi një të moshuar.

Agusholli shprehet i habitur se si qeshej me krimin në fjalë.

“Qe moti kohë nuk kam parë video që më ka ngjallur neveri e dhimbje sa kjo ku rrahet një e moshuar në Pejë. I shqetësuar tej mase se si me këtë krim qeshej, dhe i njëjti xhirohej. Shumë kriminelë me një vend”, shkroi ai në Facebook.

Ai tha se nuk mjafton që vetëm të dënohen me burg të përfshirat në këtë akt dhune.

“Përveç burgut, duhet me ua marrë fytyrën këtyre krijesave të quajtura njeri.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat