Komuna e Pejës: Objekti ku ndodhi keqtrajtimi i të moshuarës, nuk është nën menaxhimin e komunës

Aktuale

Komuna e Pejës: Objekti ku ndodhi keqtrajtimi i të moshuarës, nuk është nën menaxhimin e komunës

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 18:41
Faik Zekaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi të moshuarve në Pejë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.

Komuna e Pejës gjatë një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se institucionet që merren me përkujdesjen e të moshuarve nuk janë nën menaxhimin e Komunës.

“Video është tmerruese dhe vërtet na kanë bërë të ndjehemi keq”.

Zëdhënësi i Komunës së Pejës Faik Zekaj tha se rasti i mbetet organeve të drejtësisë.

“Shpresojmë se kushdo që është përfshirë në rast meriton dënimin e merituar”, deklaroi Zekaj.

Policia tha se ka identifikuar dy të dyshuara, pasi në rrjetet sociale më 2 nëntor qarkulloi një video-incizim, ku shihej një punëtore në një shtëpi të pleqve në Pejë, duke ushtruar dhunë ndaj një gruaje të moshuar.

Nga ana tjetër Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se menaxhmenti i shtëpisë së pleqve duhet të japë llogari për keqtrajtimin e gruas së moshuar.

Ajo kërkoi nga qytetarët që të raportojnë tek autoritetet në rast se dyshojnë për keqtrajtim të familjarëve të tyre që gjenden në shtëpi të pleqve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat